Shoferja tenton t’i ikë policit, ai i kërcen mbi kapak të veturës

Një polic rrugor është incizuar duke iu hedhur dhe qëndruar në kapakun e një veture.

Fun

18/09/2019 23:22

E gjithë kjo, pasi një grua po mundohej t’i ikte gjobës për mosrespektim të rregullave të trafikut, pasi që po bisedonte në telefon gjersa po voziste, transmeton lajmi.net.

Ajo e shmangu policin, duke shtyer policin t’i hidhej mbi kapak të automobilit dhe t’i kërkojë që të hapë krahun.

Pas insistimit të policit dhe përcjelljes së shoferes nga vetura të tjera policore, ajo detyrohet ta ndalojë automjetin.

Ndiqeni videon e mëposhtme për ta parë ngjarjen në fjalë. /Lajmi.net/