Shoferi i pakujdesshëm godet dy këmbësor në Prishtinë

Çdo ditë e më shumë po shtohen rastet e goditjes së këmbësorëve nga veturat që vozitën nga shoferët e pakujdesshëm.

Lajme

04/08/2015 10:17

Një rast i tillë ka ndodhur edhe dje. Siç raporton Policia e Kosovës, një i dyshuar ka goditur me veturë dy këmbësorë meshkuj.

Thuhet se viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtëve u është ofruar trajtim i nevojshëm mjekësorë.

Ndërkohë, siç edhe njofton policia i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.