Shoferi i autobusit voziti në kahun e kundër në Prishtinë, Policia e identifikon dhe gjobitë ngasësin
Policia e Kosovës ka arritur ta identifikojë shoferin e autobusit që lëvizi në krahun e kundër të rrugës në Prishtinë. Pas një video të publikuar, Policia ka arritur ta identifikojë ngasësin e autobusit si dhe të njëjtit i është shqiptuar gjoba sipas dispozitave të trafikut rrugor. Policia falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe kujton se sjelljet…

Lajme
Policia e Kosovës ka arritur ta identifikojë shoferin e autobusit që lëvizi në krahun e kundër të rrugës në Prishtinë.
Pas një video të publikuar, Policia ka arritur ta identifikojë ngasësin e autobusit si dhe të njëjtit i është shqiptuar gjoba sipas dispozitave të trafikut rrugor.
Policia falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe kujton se sjelljet e tilla nuk tolerohen.
Postimi i Policisë:
Identifikohet dhe sanksionohet kundërvajtësi.
Prishtinë, 23 maj 2025 – Pas verifikimit të video pamjeve ku shihet një autobus duke vozitur në kahen e kundërt, duke rrezikuar veten dhe të tjerët me sjellje të papërgjegjshme në komunikacion, njësia rajonale e trafikut të Prishtinës, ka identifikuar dhe sanksionuar kundërvajtësin.
Ndaj kundërvajtësit është shqiptuar gjoba sipas dispozitave të trafikut rrugor dhe është plotësuar fletëparaqitja përkatëse.
Policia falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe kujton se sjelljet e tilla nuk tolerohen dhe do të trajtohen me seriozitet për të garantuar sigurinë në rrugë për të gjithë pjesëmarrësit.
Për çdo rast të ngjashëm, ju inkurajojmë të raportoni mundësisht me video pamje në;
📧 E-mail: [email protected]
📱 App: Lajmëro Policinë
📞 Tel: 192
🌐 Facebook: Kosovo Police./Lajmi.net/