Shoferët nuk do të kenë nevojë për çelësa të veturës, ja si do të hapen ato tani

Çelësat e veturës nuk do t'ju duhen më për ta hapur atë - teknologjia e re ka sajuar diçka tejet më interesante.

Auto & Tek

21/11/2016 20:58

Shoferët së shpejti mund të hapin makinat e tyre me një selfie, tansmeton lajmi.net

Jaguar Land Rover ka zhvilluar një teknologji që përdorë njohjen e fytyrës dhe analizën e ecjes për të identifikuar shoferët.

Kamera e montuar nën dritaret kapë video dhe fotot e njerëzve dhe ato imazhe krahasohen me imazhet e ruajtura në kompjuterin brenda veturës.

Nëse ato përputhen, makina do të hap dyert, në të kundërten ajo nuk hapet fare.

Nëse makina shitet, imazhet mund të fshihen dhe të ndërrohen me imazhet e tjera – imazhet e njeriut i cili e blen veturën do të thotë teknologjia i nënshtrohet një lloj përditësimi./lajmi.net