Shkyçet nga rrjeti qendra tregtare në Podujevë: 26 mijë euro borgj ndaj ujësjellësit “Prishtina”,

KRU Prishtina ka ndërmarrë sot një aksion për shkyçjen e borxhlinjve në disa komuna të Kosovës. Aksionet janë duke u zhvilluar në Podujevë, Shtime, Lipjan, Graçanicë, Fushë Kosovë dhe Prishtinë. Për shkak të borxhit të papaguar në shumën 26 mijë euro nga rrjeti i ujësjellësit është shkyçur Qendra Tregtare në Podujevë. “S’ka ujë pa paguar…

Lajme

06/12/2023 14:45

KRU Prishtina ka ndërmarrë sot një aksion për shkyçjen e borxhlinjve në disa komuna të Kosovës.

Aksionet janë duke u zhvilluar në Podujevë, Shtime, Lipjan, Graçanicë, Fushë Kosovë dhe Prishtinë.

Për shkak të borxhit të papaguar në shumën 26 mijë euro nga rrjeti i ujësjellësit është shkyçur Qendra Tregtare në Podujevë.

“S’ka ujë pa paguar faturat”, ka thënë KRU Prishtina në një postim në Facebook.