Shkurte Fejza lanson këngën “Binte shi”
Shkurte Fejza erdhi me këngë të re në prag të festave.

ShowBiz
Shkurte Fejza është ndër artistet që ka karrierë të bujshme në skenën muzikore shqiptare, shkruan lajmi.net.
Këngëtarja tash e sa vite sjell vazhdimisht projekte të reja për fansat e saj, të cilët pëlqejnë muzikën që ajo bën.
Shkurta sapo publikoi këngën e re me titull “Binte shi”, e cila vjen në prag të festave të fundvitit.

Në videon e kësaj kënge, artistja vjen shumë elegante, e veshur me kostum që çdo herë përmban elemente tradicionale.
Pritet që kënga “Binte shi” të pasohet edhe nga disa projekte të tjera të Shkurte Fejzës. /Lajmi.net/
View this post on Instagram