Shkrimi i parë për kryeqytetin e Kosovës është nga perandori bizantin!
Për kryeqytetin e Kosovës, Prishtinën, për herë të parë në histori njihet shkrimi i Perandorit të Bizantit, Johan Kantakuzen (John VI Cantacuzenus).
Fun
Shkrimi është bërë në vitin 1342. Kantakunzen e përshkruan Prishtinën si një fshat, transmeton lajmi.net
Pas këtij viti, ka të ngjarë se ekzistonte kisha katolike e Shën Mërisë dhe si priftërinj përmenden edhe emra, si ai i shqiptarit Don Lasio.
Meqë gjatë periudhës së vjetër ekzistonte qyteti i vjetër Ulpiana (Ulkiana), ndërsa gjatë mesjetës së hershme Artana si qytet xehetarësh, atëherë hetohet se Prishtina deri në kohën e sundimit osman, nuk dëshmon ndonjë rol të rëndësishëm gjatë shek.
XIV e XV kur Prishtina, kryeqyteti i sotëm i Kosovës fillon të zhvillohet edhe si qendër e rëndësishme tregtare.
Sipas të dhënave të publikuara, sa i përket prejardhjes së emrit Prishtinë, ekzistojnë disa hipoteza të bazuara në etimologji, mirëpo nuk janë përfundimtare për këtë çështje.
Ekzistojnë disa supozime që mbështeten në burimin ilir të fjalës, apo në atë latin (pristinume- “e dikurshme”).
Ka autorë që e përmendin zhupaninin shpatë-mbajtës (macherario zuppano) me emrin Prishtina që gjendet në një dokument të knezit kroat Mutirimit nga viti 892.
Kjo nuk dëshmon më shumë se ekzistimin e një antroponimi në mesjetën e hershme. Por, ka autorë që nisen prej asaj që emri Prishtinë do të ketë qenë emër i ndonjë personaliteti, transmeton lajmi.net
Të gjitha shpjegimet etimologjike janë ende hipotetike. Prishtina me këtë emër përmendet në mesjetë, mirëpo gjurmët e vendbanimeve arkeologjike rreth asaj shtrihen që nga neoliti, sikurse ato rreth lumit Graçanka, që supozohet të kenë vjetërsinë 6 mijë vjeçare. /Lajmi.net/