Shkon te vendi i punës së gruas, pavarësisht urdhrit mbrojtës, arrestohet i dyshuari në Fushë Kosovë

Në Fushë Kosovë është arrestuar një burrë, pasi dyshohet se ka shkuar në vendin e punës së një gruaje, ndaj së cilës kishte urdhër mbrojtës nga gjykata. Rasti ka ndodhur më 26 tetor, rreth orës 10:00. Sipas raportit të Policisë, i dyshuari ka shkuar te vendi i punës së viktimës, pavarësisht urdhrit mbrojtës të lëshuar…

Lajme

27/10/2026 11:12

Në Fushë Kosovë është arrestuar një burrë, pasi dyshohet se ka shkuar në vendin e punës së një gruaje, ndaj së cilës kishte urdhër mbrojtës nga gjykata.

Rasti ka ndodhur më 26 tetor, rreth orës 10:00.

Sipas raportit të Policisë, i dyshuari ka shkuar te vendi i punës së viktimës, pavarësisht urdhrit mbrojtës të lëshuar nga gjykata.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/