Ja sa para shpenzoi Aleanca në periudhën tremujore korrik-gusht-shtator?

Me qëllim të zbatimit të Ligjit për Financim të Subjekteve Politike, në ueb faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë publikuar raportet e shpenzimeve të tremujorit korrik-shtator 2026 të subjekteve politike të cilat janë të përfaqësuara në Kuvendin e Republikës së Kosovës. 2.675 mijë euro është shifra që Aleanca shpenzoi nga korriku deri në shtator…

Lajme

27/10/2026 11:32

Me qëllim të zbatimit të Ligjit për Financim të Subjekteve Politike, në ueb faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë publikuar raportet e shpenzimeve të tremujorit korrik-shtator 2026 të subjekteve politike të cilat janë të përfaqësuara në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

2.675 mijë euro është shifra që Aleanca shpenzoi nga korriku deri në shtator të këtij viti.

Sipas të dhënave nga KQZ-ja, Aleanca për paga shpenzoi 36,188,37 euro.

Për telekomunikim dha 2,451,18 euro.

Për obligime fushate të më 2026 Aleanca shpenzoi 16,937,00 euro.

Në korrik shpenzoi 53,364,79 euro, në gusht 9,158,10 euro  kurse në shtator 152,25 euro.

Raportet tremujore, që përfshijnë periudhën korrik-shtator 2026, mund të gjenden në ueb faqen e KQZ-së në vegzën direkte: https://kqz-ks.org/wp-content/uploads/2026/10/ALEANCA.pdf. /Lajmi.net/