Shkon në 68 numri i viktimave në Nairobi

Militantët e Al-Shabaab sulmuan qendren tregtare Westgate në Nairobi, Keni. Deri më tani janë konfirmuar 68 të vrarë dhe 175 të plagosur. Tani beteja vazhdon për lirimin e rreth 30 pengjeve brenda qendrës.

Bota

22/09/2013 21:56

Me 21 shtator, 10 deri në 15 militantë islamik të “Al-Shabaab” hynë në qendrën tregtare Westgate të kryeqytetit të Kenisë, Nairobi. Ata filluan të shtëjnë në vizitorët dhe punëtorët e qendrës tregtare. Deri më tani janë të konfirmuar 68 të vrarë dhe 175 të plagosur, raporton CNN.

Në listën e të vrarëve gjendet edhe nipi i Presidentit të Kenisë, Uhuru Kenyatta, dhe e fejuara e tij. Ndër të vrarë ka edhe shumë vizitorë të huaj.

Të shtënat vazhduan edhe të dielën, 22 shtator, ku brenda Westgate gjenden 30 pengje të rrethuar së bashku me sulmuesit nga forca speciale Keniane.

Presidenti Kenyatta përmes një deklarate thirri kombin e tij për përmbajtje dhe durim. Ai poashtu shprehi dhembjen për të gjithë të viktimat.

Forcat Keniane kanë rrethuar qendren tregtare dhe raportohet të jenë në gjendje gatishmërie për të filluar sulmin mbi militantët.