Shkon në 55 numri i të vdekurve nga zjarri në Hong Kong

Numri i të vdekurve nga zjarri që përfshiu apartamentet publike në Hong Kong është rritur në 55, sipas departamentit të zjarrfikësve të qytetit. 51 persona vdiqën në vendngjarje dhe katër në spital, tha një zëdhënës në një konferencë për shtyp. Në mesin e të vdekurve është edhe një zjarrfikës, transmeton BBC. Ky është zjarri më…

Bota

27/11/2025 10:52

Numri i të vdekurve nga zjarri që përfshiu apartamentet publike në Hong Kong është rritur në 55, sipas departamentit të zjarrfikësve të qytetit.

51 persona vdiqën në vendngjarje dhe katër në spital, tha një zëdhënës në një konferencë për shtyp.

Në mesin e të vdekurve është edhe një zjarrfikës, transmeton BBC.

Ky është zjarri më vdekjeprurës në Hong Kong në të paktën 63 vjet.

Ky zjarr është barazuar tashmë me numrin e viktimave të zjarrit të gushtit 1962 në lagjen Sham Shui Po, i cili mbyti 44 persona dhe la qindra të tjerë pa strehë në qytet. Rreth 22.7 kg fishekzjarrë të ruajtur në ambientet e ndërtesës kishin shkaktuar përhapjen e shpejtë të flakëve në katet e sipërme, raportoi South China Morning Post (SCMP).

Në nëntor 1996, një zjarr në ndërtesën Garley në Kowloon vrau 41 persona dhe plagosi 81 të tjerë.

Zjarri më vdekjeprurës i regjistruar ndonjëherë ndodhi në vitin 1948 pas një shpërthimi në katin përdhes në një depo pesëkatëshe që përmbante “mallra të rrezikshme”, sipas SCMP. Ai la të vdekur 176 persona.