Shkon në 270 numri i viktimave nga rrëzimi i aeroplanit në Indi

Ekipet e kërkim-shpëtimit vazhduan operacionin e tyre në vendin e një prej katastrofave më të këqija të aviacionit në Indi për të tretën ditë, pasi fluturimi i Air India u rrëzua ku fillimisht u raportua për 241 viktima, numër ky që është rritur në 270. Avioni Boeing 787 me destinacion Londrën goditi një konvikt të…

Bota

14/06/2025 14:50

Ekipet e kërkim-shpëtimit vazhduan operacionin e tyre në vendin e një prej katastrofave më të këqija të aviacionit në Indi për të tretën ditë, pasi fluturimi i Air India u rrëzua ku fillimisht u raportua për 241 viktima, numër ky që është rritur në 270.

Avioni Boeing 787 me destinacion Londrën goditi një konvikt të kolegjit mjekësor në një zonë banimi të qytetit veriperëndimor të Ahmedabadit, pak minuta pas ngritjes të enjten, duke vrarë 241 persona në bord dhe të paktën 29 në tokë. Një pasagjer mbijetoi, shkruan AP.

Ekipet e shpëtimit që punuan deri vonë të premten gjetën të paktën 25 trupa të tjerë në rrënoja, thanë zyrtarët.

Dhaval Gameti në Spitalin Civil në Ahmedabad i tha Associated Press se spitali kishte pranuar 270 trupa, duke shtuar se pasagjeri i vetëm që mbijetoi ishte ende nën vëzhgim.

“Ai është shumë mirë dhe do të jetë gati të dalë nga spitali së shpejti,” tha Gameti të shtunën.