Të Infektuar: 1147

Të Shëruar: 874

Të Vdekur: 30

Shkon në 21 numri i viktimave nga koronavirusi në Shqipëri, ndërron jetë trajneri i boksit

19:23 | 5 Prill 2020

Ish-boksieri Skënder Kurti është viktima e 21-të në Shqipëri nga koronavirusi COVID-19.

61-vjeçari pësoi vdekje klinike në 23 mars, dhe u raportua si viktima e pestë e koronavirusit në Shqipëri, por më pas duket se stafi mjekësor bëri mrekulli duk e mbajtur gjallë.

Ai prej disa ditësh qëndroi në terapi intensive. Kurti nuk ka mundur ta fitojë betejën me virusin vdekjeprurrës dhe ka ndërruar jetë sot më 5 prill.

Skënder Kurti, ish-sboksier i dalluar që në rini ka punuar si trajner boksi për rreth 30 vite. Kurti është trajneri i parë i kombëtares shqiptare të boksit dhe Tiranës.