Shkoi para punës së saj, u ngjit në majë të furgonit dhe e befasoi të dashurën

Disa pamje të publikuara në internet tregojnë momentin kur një burrë i propozon të dashurës së tij duke u gjendur jashtë punës së saj dhe duke i kënduar këngën e saj të preferuar nga çatia e furgonit të tij.

Fun

03/12/2019 10:36

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Mike Ogden befasoi partneren e tij nga maja e një Ford Transit në një propozim epik që ishte javë në planifikim.

Mike, 48 vjeç, parkoi jashtë superstores Tesco në Warrington, Cheshire dhe u ngjit në majë të furgonit për propozimin e shkëlqyeshëm, i cili u kap në aparat fotografik nga një nga kolegët e Gaynor.

I gatshëm për të vazhduar me atë që kishte planifikuar, ai fillimisht ngjitet në furgon, para se të zbresë dhe të bëjë “pyetjen e duhur”.