Shkëndija do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Champions

Shkëndija do ta kërkojë sonte përmbysjen e madhe në Ligën e Kampionëve. Skuadra shqiptare e humbi ndeshjen e parë të rrethit të tretë kualifikues të kësaj gare nga Qarabag në Shkup me rezultat 0:1 javën e kaluar. Tetovarët, të cilët janë ekipi i vetëm shqiptar i mbetur në garën më prestigjioze të futbollit evropian, e…

Sport

12/08/2025 13:52

Shkëndija do ta kërkojë sonte përmbysjen e madhe në Ligën e Kampionëve.

Skuadra shqiptare e humbi ndeshjen e parë të rrethit të tretë kualifikues të kësaj gare nga Qarabag në Shkup me rezultat 0:1 javën e kaluar.

Tetovarët, të cilët janë ekipi i vetëm shqiptar i mbetur në garën më prestigjioze të futbollit evropian, e kanë marrë rrugën drejt Azerbajxhanit me synimin për ta përmbysur rezultatin, ndonëse janë të vetëdijshëm se i pret një punë mjaft e vështirë.

Në rast se e bën mrekullinë duke e përmbysur sonte rezultatin, Shkëndija në “play-off” të Championsit do të përballet me Ludogoretsin ose Ferencvarosin.

Ndeshja mes Qarabagut dhe Shkëndijës do të luhet sot në Baku duke filluar nga ora 18:00.