Shkencëtarët rus zbulojnë “makinën e kohës”

Një "makinë kohore" që lëviz grimca të vogla në të kaluarën është ndërtuar në Rusi, kanë pohuar shkencëtarët.

Fun

14/03/2019 18:53

Studiuesit e kanë përshkruar atë si të aftë për të lëvizur objektet e vogla me madhësi atomike në drejtimin e kundërt të ‘shigjetës së kohës’, transmeton lajmi.net.

Eksperimentet përfshinin elektronet – grimcat e ngarkuara negativisht që përbëjnë një atom – të gjetur në fushën e mekanikës kuantike.

Studiuesit, nga Laboratori i Fizikës nga Instituti i Fizikës dhe Teknologjisë i Moskës (MIPT), thonë se ata kanë sfiduar në mënyrë efektive ligjin e dytë të termodinamikës me eksperimentin.

‘Makina kohore’ është ndërtuar nga një kompjuter bazë kuantik. /Lajmi.net/