Shkencëtarët nxjerrin shenjat e gishtërinjëve (Fingerprints) nga fotografitë e bëra në largësi deri në tre metra!
Hulumtuesit nga Instituti Kombëtar i Informatikës (NII) në Japoni njoftoi dje se kanë nxjerrë me sukses shenjat e gishtave të përdorshme nga fotot ku janë ekspozuar gishtat, të fotografuar deri në tre metra larg.
Auto & Tek
Lajmi është problematik dhe kompleks pasi autentifikimi biometrik po bëhet gjithnjë e më i përhapur, me shenjat e gishtave si një metodë e preferuar për sigurimin e aplikacioneve dhe burimeve fizike.
Duke folur për gazetën japoneze “Sankei Shimbun”, z. Isao Echizen, studiues për NII, divizioni i hulumtimit në Përmbajtjen Digitale dhe Media Shkencore tha se kamerat e telefonave modern (smartphones) janë mjaft të fuqishme për të kapur detaje të mjaftueshme të gjurmëve të gishtave në qoftë se përdoruesit ekspozojnë gishtat e tyre në kamerë, transmeton Express.
Një sulmues i vendosur mund të përdorin fotografitë e shpërndara në internet për të bërë lidhjen e fytyrës apo identitetin e një personi në një grup të shenjave të gishtërinjve! /cert-kos/