Shkencëtarët krijojnë veshkë artificiale, pritet të shpëtohen mijëra pacientë

Pas 20 vjet përpjekjesh, shkencëtarët kanë arritur të krijojnë një veshkë bionike e cila do të lehtësoj sëmundjen e veshkave për mijëra pacientë.

Auto & Tek

24/02/2020 23:50

Pas shumë vitesh të hulumtimeve dhe testeve, shkencëtarët më në fund kanë zgjidhur një nga çështjet më të mëdha për njerëzit që vuajnë nga sëmundja e veshkave.

Ata arritën të krijojnë një veshkë bionike që do të bëhet një nga arritjet më të mëdha në shkencë.

Megjithëse testimi në njerëz ende nuk është filluar, tashmë ekziston një listë e madhe njerëzish që dëshirojnë të marrin pjesë në sprovat e para të këtij veshkë artificiale.

Sipas fondacionit kombëtar të veshkave, rreth 10% e popullsisë botërore vuan nga sëmundja kronike e veshkave dhe rreth 2 milionë njerëz marrin trajtim për dështimin e veshkave dhe duhet të kalojnë nëpër dializë në mënyrë të rregullt vetëm për të qëndruar gjallë.