Shkencëtarët krijojnë organizmin e parë me ADN krejtësisht të ridizajnuar

Studiuesit krijojnë gjenomë sintetike të ndryshuar, në drejtim të përfitimeve të mundshme mjekësore.

Fun

15/05/2019 19:34

Shkencëtarët kanë krijuar organizmin e parë të gjallë në botë që ka një kod të AD-së plotësisht sintetik dhe radikalisht të modifikueshëm, transmeton lajmi.net.

Mikrobiumi i prodhuar nga laboratoret, një lloj i baktereve që gjendet në tokë dhe në zorrën e njeriut, është i ngjashëm me kushërinjtë e tij, por operon në një grup të vogël udhëzimesh gjenetike, transmeton lajmi.net.

Ekzistenca e mikrobit dëshmon se jeta mund të ekzistojë me një kod të kufizuar gjenetik dhe hap rrugën për të njëjtin modifikim për organizmat e tjerë.

Në një përpjekje dyvjeçare, studiuesit në laboratorin e biologjisë molekulare, në Universitetin e Kembrixhit, lexuan dhe ridizajnuan ADN-në e bakterit Escherichia coli (E coli), para se të krijonin qelizat me një version sintetik të gjenomit të ndryshuar.

“Ishte krejtësisht e paqartë nëse kjo ishte e mundur për të krijuar  një gjenomë të tillë të madhe dhe nëse ishte e mundur për ta ndryshuar atë aq shumë”, tha Jason Chin, një ekspert i biologjisë sintetike që udhëhoqi projektin. /Lajmi.net/