Shkencëtarët kapin pamje për herë të parë të balenave duke u puthur

Një video e shpërndarë së fundmi mund të jetë indikator i një forme të re të puthjes: asaj të balenave.

Fun

25/06/2019 23:28

Në një studim të publikuar këtë muaj, dy balena Orka në kopshtin zoologjik të Loro Parque në Spanjë, vëri re një sjellje që nuk kishin parë më parë, transmeton lajmi.net.

Ata panë specien ‘Orka’ duke u puthur dhe e cilësuan këtë veprim si një lloj pajtimi pas një beteje në përgjithësi.

Një grup studiuesish që botoi një artikull në Zoo Biology, vunë re sjelljen, duke e elaboruar tutje se kafshët bënin “kafshime të buta të gjuhës.

Sjellja është pjesë e një grupi të ndërveprimeve shoqërore të vëzhguara nga hulumtuesit gjatë më shumë se 100 orësh të incizimeve. /Lajmi.net/

YouTube player