Të Infektuar: 8799

Të Shëruar: 4027

Të Vdekur: 249

Shkencëtarët inkurajojnë njerëzit të bëjnë më shumë seks gjatë pandemisë

22:44 | 5 Korrik 2020

Njerëzit po inkurajohen nga ekspertët që të kryejnë marrëdhënie seksuale ose të masturbojnë më shpesh, në mënyrë që të luftojnë efektet e dëmshme që ka shkaktuar izolimi në shëndetin mendor.

Studiuesit morën në pyetje pothuajse 900 njerëz në moshë madhore në Mbretërinë e Bashkuar gjatë kulmit të krizës së Covid-19 në lidhje me aktivitetin e tyre seksual.

Pothuajse 40 përqind pranuan se bënin seks ose masturboheshin të paktën një herë në javë.

Njerëzit që kaluan më shumë kohë në izolim, kishin të ngjarë të ishin seksualisht më aktiv, sepse ishin të mërzitur, u shprehën studiuesit.

Gratë ishin tre herë më pak të predispozuara se burrat që të bënin seks apo të masturboheshin.

Ekspertët pretendojnë se një jete aktive seksuale mund të lehtësonte disa nga pasojat e mundshme që shkakton izolimi gjatë pandemisë.

Rezultatet e hulumtimeve në SHBA kanë treguar se njerëzit që kryejnë më shpesh marrëdhënie intime mund të jenë më pak të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës, kancerit, diabetit, kolesterolit të lartë, si dhe problemeve mendore. /Lajmi.net/