Shkencëtarët e Harvardit duan ta “zbehin” diellin për ta frenuar ngrohjen globale

Ngrohja globale është një nga sfidat më të mëdha me të cilat ballafaqohet njerëzimi deri më tani.

Fun

21/03/2019 22:46

Megjithatë, hulumtuesit në Harvard mund të kenë dalë me një zgjidhje që tingëllon pak a shumë e çuditshme, transmeton lajmi.net.

Në bashkëpunim me hulumtuesit nga MIT dhe Princeton, grupi ka sugjeruar ngadalësimin e ngrohjes globale duke e zbehur diellin.

Sipas një studimi të botuar në revistën ‘Nature Climate Change’, kërkuesit shpresojnë të prezantojnë grimcat që pasqyrojnë rrezet e diellit në atmosferën tonë për herë të parë ndonjëherë.

Gjëja më e rëndësishme që duhet të vihet në dukje është se studiuesit nuk sugjerojnë se metoda është një zgjidhje për tendencat në rritje të ngrohjes globale.

Ajo nuk është e dizajnuar për të sjellë temperaturat përsëri në nivelet paraindustriale dhe as nuk adreson thelbin e vërtetë të problemit – sasinë e dioksidit të karbonit që po prodhohet.

Bashkëpunëtori i shkencave postdoktorale në Shkollën e Inxhinierisë dhe Shkencave të Aplikuara, John A. Paulson dhe Peter Irvine, ishin autorët kryesor të studimit.

“Analogjia nuk është perfekte,” por, shpjegon Paulson, “gjeo-inxhinieria diellore është pak si një ilaç i cili trajton presionin e lartë të gjakut .. Një mbidozë do të ishte e dëmshme, por një dozë e zgjedhur mund të zvogëlojë rreziqet”. /Lajmi.net/