Shkenca: Personat që përtojnë të zgjohen nga gjumi janë më inteligjentë

Joshja për vazhdimin e gjumit është diçka me të cilën jemi përballuar të gjithë, por shumica duam ta luftojmë atë.

Fun

10/07/2019 18:08

Por, krahas anës negative, ka një gjë të mirë nëse përballeni me një situatë të tillë. Sipas shkencës, personat që përtojnë të zgjohen nga gjumi janë më inteligjentë, transmeton lajmi.net.

Këtë e pohon një studim britanik, i cili bën thirrje për të analizuar paraardhësit tanë.

Sipas hulumtuesve, shekuj më parë njerëzit kanë fjetur herët dhe janë zgjuar herët. Një praktikë e tillë ka qenë pjesë e njerëzve që në idil të tyre.

Por, për kohët e sotme, ekspertët thonë se njerëzit që nuk duan ta fillojnë ditën herët, po i përshtaten jetës moderne. /Lajmi.net/