Shkenca do t’i dëshpërojë me këtë lajm personat që kanë tatuazhe
Personat që kanë tatuazhe kanë më shumë gjasa të kenë probleme të shëndetit mendor.
Lifestyle
Rezultatet treguan se personat që aplikojnë art trupor kanë më shumë gjasa të angazhoheshin me sjellje ‘të rrezikshme’, duke përfshirë pirjen e duhanit, shkuarjen në burg dhe ndërrimin e partnerëve seksual, transmeton lajmi.net.
Ata gjithashtu ishin në rrezik në rritje për të patur probleme me gjumin.
Ekipi, nga Universiteti i Miami në Florida, thotë se shpreson që gjetjet e tyre të bëjnë që dermatologët dhe ofruesit e kujdesit shëndetësor të jenë më vigjilent në pyetjen në lidhje me sjelljet e pacientëve të tyre, nëse vërejnë tatuazhe.
Megjithatë, disa studime kanë gjetur se tatuazhet tek adoleshentët mund të sinjalizojnë tek të tjerët paragjykimin se ata i përkasin grupeve kriminale. /Lajmi.net/