Shkëmbinjtë në Japoni që rrjedhin ‘gjak të kaltër elektrik’ (Foto)
Në bregdetin e Okamajas, Japoni, ekzistojnë disa shkëmbinj të mrekullueshëm që duken sikur rrjedhin gjak të kaltër elektrik.

Fun
Burimi i kësaj drite të kaltër janë disa specie të rralla të karkalecave që ndodhen vetëm në këtë rajon, të cilët shpesh quhen si “xixëllonjat e detit”, ose shkencërisht, “Vargula Hilgendorfii”.
Xixëllonjat e detit janë të gjata vetëm 3mm dhe jetojnë në rërë përreth ujit të cekët të detit, transmeton Gazeta Express.
Për t’i kapur kaq shumë prej tyre në foto, fotografi Jonathon Galione dhe Trevor Williams nga Tdub Photo u treguan shumë kreativ: ata i joshën ato duke përdorur kavanoza të mbushur me proshutë të papërpunuar.
Sapo i vendosën kavanozat pranë ujit, mijëra xixëllonja u mblodhën afër shkëmbinjve dhe ata ishin në gjendje më pas t’i bënin këto foto spektakolare.
Shikojeni se sa bukur duken ato natën: