Shkëlqen Januzaj, kualifikohet Man Utd
Adnan Januzaj vazhdimisht ka deklaruar se preferon të luajë prapa sulmuesve, në një rol të mesfushorit qendror. Dhe, ai e tregoi arsyen pse në duelin kundër Norwich Cityt në kuadër të rrethit të katërt në Capital One Cup. Ylli kosovar shkëlqeu duke paraqitur kërcënim të vazhdueshëm për skuadrën kundërshtare në fitoren e Manchester Unitedit me…

Sport
Adnan Januzaj vazhdimisht ka deklaruar se preferon të luajë prapa sulmuesve, në një rol të mesfushorit qendror. Dhe, ai e tregoi arsyen pse në duelin kundër Norwich Cityt në kuadër të rrethit të katërt në Capital One Cup.
Ylli kosovar shkëlqeu duke paraqitur kërcënim të vazhdueshëm për skuadrën kundërshtare në fitoren e Manchester Unitedit me rezultat të thellë 4-0. Januzaj nxori një penallti në minutën e 20-të të cilën në gol e shndërroi Javier Hernandez.
Sulmuesi meksikan realizoi sërish pas 54 minutash lojë. Gjatë kësaj periudhe, në listën e realizatorëve ka mundur ta shënojë emrin edhe Januzaj por goditjet e tij ose përfunduan për pak jashtë portës, ose u bllokuan me shumë fat nga futbollistët kundërshtarë.
Mbrojtësi Phil Jones e konfirmoi fitoren e thellë të Unitedit me golin e tij në minutën e 88-të, kurse zëvendësuesi Fabio – i inkuadruar në lojë në minutat shtesë në vend të Januzajt – e vendosi rezultatin përfundimtar, 4-0.
Ndeshja pati 11 minuta shtesë për shkak të një lëndimi të rëndë të anëtarit të Norwichit, Robert Snodgrass. Njësoj sikurse Chelsea, edhe Manchester United siguroi kualifikimin për në çerekfinale të Capital One Cup.