Shkelm fytyrës për policin e Kosovës

Në Rr. “Adem Jashari” në Kamenicë  një punëtor i një pompe të derivateve, ka informuar se i dyshuari K/Serb,  e ka thyer aparatin e pompës së derivateve.

Lajme

26/01/2018 09:45

Policia ka njoftuar se i dyshuari ka qenë jobashkëpunues edhe me Policinë, i cili  dyshohet se ishte nën ndikim të substancave narkotike dhe gjatë arrestimit  të tij, i njëjti godet  policin me këmbë në fytyrë duke i shkaktuar lëndime trupore.

“Personi zyrtar merr tretman mjekësor në Q.K.M.F në Kamenicë, kurse i dyshuari pas tretmanit mjekësor dërgohet në Gjilan në repartin e neuropsikiatrisë . Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, kurse rasti shkon në procedurë të rregullt”, njoftoi Policia e Kosovës.

Rasti është duke u hetuar për “sulm ndaj personit zyrtar”. /Lajmi.net/