Shkelja e përsëritur që nuk po ka kush ta ndëshkojë
Komuna e Vitisë po e sfidon Ligjin e Prokurimit Publik vetëm që të lidhë kontratë milionëshe me dy kompani të favorizuara, ndërsa Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik po e neglizhon një kërkesë që ka të bëjë për tërheqjen e licencës së menaxherit të prokurimit të Vitisë.
Lajme
Për të dytën herë është tenderuar nga Komuna e Vitisë projekti: “Ndërtimi i rrugës Viti –Kërbliq –Kaçanik – Faza e II”.
Herën e parë, Organi Shqyrtues i Prokurimit e urdhëroi këtë komunë që ta kthejë nga fillimi procesin, ngase kishte vendosur në dosjen e tenderit disa kërkesa që favorizonin kompani të caktuara, ose diskriminonin kompani të tjera.
Lajmi.net ka gjetur se në procedurën e re, prokurimi komunal përsëri nuk ka përfillur vendimet e OSHP-së. Kësisoj ka vendosur kritere që i përshtatën konzerciumit që herën e parë e kishte shpallur fitues “Pro& Co Group” SHPK & “Eskavatori”. Vlera e parashikuar e kontratës është 2.1 milionë euro.
Njëra nder shkeljet ka të bëjë pasi Komuna ka bërë shkurtimin e afatit për dorëzimin e tenderëve pa asnjë arsyetim për një kontratë publike të vlerës së madhe, që është një shkelje e rëndë e nenit 44 dhe 46 të Ligjit të Prokurimit Publik.
Lajmi.net ka biseduar me disa prej kompanive që patën garuar herën e parë. Duke mos dashur që të prononcohen zyrtarisht thanë se kanë ushtruar dhe do të ushtrojnë ankesë në komunë, dhe në organet tjera për shkelje ligjore në këtë tender.
Sipas kritereve të vendosura, shihet se nuk janë zbatuar vendimet e OSHP-së me nr.793-870/20 ,1031/20, 130/21 që me rastin e ri tenderimit t’i përmbahet këtyre vendimeve dhe të përcaktojë kushtet dhe kriteret në përputhje me nevojat e projektit, dhe LPP-se, drejtë sigurimit të qasjes sa më të mirë për të gjithë operatorët e interesuar.
Komuna ka përcaktuar kritere të cilat fare nuk janë të nevojshme për realizimin e projektit, vetëm me qëllim të favorizimit të operatoreve ekonomik të shpallur fitues herën e parë që i posedon këto specifikime të veçanta.
Tek kërkesa e 4, prokurimi komunal ka kërkuar Certifikata ISO 28841 – Vlerësimi sizmik në ndërtim. Rendom këto certifikim kërkohen ne aktivitetet e ndërtimit të larteë e banesor , për të vlerësuar ndikimet sizmike, dridhjet , tërmetet, mirëpo jo edhe tek ndërtimi i ulët – rrugë.
OE i favorizuar nga AK KK Viti merret edhe me ndërtime banesore dhe posedon këtë certifikate. Këtë kriter, komuna e kishte vendosur edhe në njoftimin parë për kontratë, por në vendimin e parë OSHP-ja ja kishte vërtetuar ankesën e një kompanie, ku mes tjerash kërkohej edhe heqja e këtij kriteri.
Tek Aneks, kërkesa nr. 20 ka të bëjë me “Finisher për shtrirjen e asfaltit në trotuare”. Duke i’u referuar paramasës dhe parallogarisë tek punët e trotuarit është kërkuar shtrirja e shtresës komunikuese në trotuar nga kubëzat e betonit me ngjyrë të kuqe. Nga kontaktet që lajmi.net ka pasur me disa kompani ka mësuar se, Finisheri nuk e bënë shtrirjen e kubëzave në trotuare sikurse është përshkruar në paramasë.
Po ashtu, tek aneks 1 , kërkesa nr.25 “Makineri për shpim vertikal për vendosjen e shtyllave elektrike”. Në paramasën dhe parallogarinë e projektit nuk janë të parapara fare punë të ndriçimit/ gjegjësisht vendosja e shtyllave elektrike, andaj kërkesa për një pajisje e cila nuk nevojitet për realizim të projektit.
Aneks 1 , kërkesa nr.23 “Rimorkio Kompresor ajri me regjistrim valid”.
Siç ka mësuar lajmi.net edhe kjo kërkesë është vendosur vetëm për të favorizuar një operatorë ekonomik, pasi kompresori është pajisje që nuk regjistrohet me librezë , por dëshmohet me deklaratë unike doganore.
“Nëse kompresori është i vendosur në rimorkio ose jo, i njëjti i realizon funksionet e njëjta. Vetëm se një operatorë ekonomik e posedon pajisjen e tillë ‘’të veçantë’’ a është e obligueshme t’a kenë të gjithë operatorët?! Pasi që për realizim të projektit nuk kërkohet ky specifikim i veçantë, pra që të jetë rimorkio kompresor”, bëri të ditur për lajmi.net njëra nga kompanitë garuese për këtë tender.
“Po ashtu, pasi që i njëjti posedon certifikatat ‘të veçanta’ të cilat mund të themi se nuk kërkohen asnjëherë në ndërtim të ulët, e të cilat për projektin në fjalë nuk kanë asnjë rëndësi, janë duke u vendosur qëllimshëm për ta zvogëluar konkurrencën. P.sh: Officer për mbrojtje dhe siguri në punë, bazohet ne sistemin e vendosur ne kompani, i cili është i trajnuar dhe certifikuar ne baze te parimeve ISO 9001. Personel qe posedon quality control, bazohet ne sistemin e vendosur ne kompani, duke u bazuar ne sistemin OHSAS 18001. Këto dhe kushte tjera kanë qenë të parashtruara që nga Ankesa e OE Bagerit , datë 12.10.2020, njësoj sikurse edhe Kërkesa për 300,000 euro mjete të gatshme në xhirollogari , ose dëshmi nga banka për qasje në kredi të aprovuar apo limit kreditor . Autoriteti kontraktues duhet të pranojë si dëshmi edhe letër mirëbesimin/letër mbështetjen nga banka Pasi që nëse OE nënshkruan kontratën duhet të ofrojë sigurimin e ekzekutimit në vlerë prej 10 % të kontratës ,me të cilën garanton kryerjen e punimeve. Pra është vetëm kriter i vendosur për të vështirësuar qasjen e operatorëve ekonomik”, bëri të ditur tuje zyrtari i kësaj kompanie garuese.
OSHP në procedurën e parë i ishte drejtuar komunës me tri vendime. Në vendimin nr.793/807/21 të OSHP-së thuhet : “ AK duhet të ketë kujdes të mos përdorë kritere të pa nevojshme në lidhje me natyrën e punës, por të përdorë kritere/pajisje që lidhen me natyrën e projektit’’.
Meqenëse Komuna nuk e ka zbatuar këtë vendim, e po ashtu ka vazhduar me procedurën në ligjin , OSHP me vendimin nr.1031/21 e ka anuluar krejtësisht procedurën.
“Detyrohet Autoriteti Kontraktues që në rast të ri-tenderimit të këtij aktiviteti të prokurimit, me rastin e përpilimit të kërkesave në dosje të tenderit, të merr parasysh sqarimet e dhëna në këtë vendim dhe në vendimin paraprak me qëllim të zgjerimit të konkurrencës.
Gjithashtu Paneli Shqyrtues i tërheq vërejtjen zyrtarit përgjegjës të prokurimit që ti zbatojë vendimet e panelit shqyrtues, në të kundërtën e detyron panelin shqyrtues të marr masa për mos zbatim të vendimeve”.
Komuna sërish nuk e kishte respekton vendimin e OSHP-se, përkatësisht atë me nr.1031/20, pas anulimit të procedurës nga OSHP , ka publikuar Njoftim për dhënie të kontratës, dhe me vendimin nr.130/21 OSHP e anulon sërish procedurën, duke theksuar se AK ka neglizhuar vendimin nr.1031/20 të OSHP-së, dhe në rast të ri tenderimit të zbatojë afatet për ankimim nga palët , duke zbatuar në tërësi procedurat e prokurimit.
Organi Shqyrtues i Prokurimit kishte kërkuar nga KRPP-ja që të tërheqë certifikatën e shefit të prokurimit të menaxherit të prokurimit të Komunës së Vitisë, ngase ai nuk e ka përfillur një urdhër të këtij institucioni.
“KRPP ka pranuar nga OSHP një Kërkesë për Revokim të Certifikatës së prokurimit të Menaxherit të Prokurimit të Komunës së Vitisë, z. Fadil Abazi. KRPP ka formuar Komisionin për shqyrtim të Kërkesës së OSHP-së. Tani, rasti është në proces të shqyrtimit. Pas përfundimit të procesit, do t’iu informojmë lidhur me vendimin që do të merret”, thuhet në një përgjigje të KRPP për lajmi.net të para tri javëve.
Para dy ditësh lajmi.net ka kërkuar nga KRPP përgjigje se pse nuk është trajtuar akoma kjo kërkesë e OSHP-së, po ky institucion nuk ka kthyer përgjigje.
Lajmi.net, ditë më parë ka raportuar se pronari i kompanisë “Pro& Co Group”, Florent Emini është i afërt me zyrtarë të LDK-së. /M.B -Lajmi.net/









