Shkaktarët e një gjoksi të vogël dhe trajtimi natyral i tij

Trashëgimia gjenetike dhe ndryshimet hormonale janë faktorët kryesor prapa gjinjve të vegjël të një femre. Por, ka disa hapa të tjerë që mund të ndiqni për të rritur deri në një shkallë madhësinë e gjoksit tuaj.

Lifestyle

10/07/2014 23:29

Kur një vajzë fillon të zhvillojë elementet karakteristike për trupin e femrës, ajo ndjehet krenare dhe shijon çdo detaj të natyrës femërore.

Femrat fillojnë të zhvillojnë gjinjtë nga mosha tinejxhere. Madhësia e gjoksit ndryshon nga femra në femër dhe ka shumë femra të cilat nuk zhvillojnë gjinj të plota me lehtësi.

Mirë, femrat nuk duhet të supozojnë se gjoksi zhvillohet vetëm deri në 20 vjet. Trupi i femrës gjithmonë është nën ndryshime dhe evoluim të vazhdueshëm.

Megjithatë, ka shumë femra të cilat edhe në moshë madhore kanë gjoks të vogël. Nëse mendoni se jeni një prej tyre, atëherë do të befasoni kur do të kuptoni se kjo nuk është asgjë e pazakonshme.

Gjithçka që ka të bëjë me zhvillimin e gjinjve vjen si rezultat i ndikimit të hormoneve. Hormonet janë ato që kanë rol të madh në të pasurit e gjinjve të vegjël. Edhe aspekti gjenetik luan një rol të madh në këtë.

Por, nëse shikojmë më thellë në këtë problem, atëherë ka shumë shkaqe për të pasur gji të vegjël. Ja disa prej tyre.

Shkaktarët e madhësisë së vogël të gjinjve:

  • Çrregullimet hormonale
  • Mungesa e vitaminave
  • Dieta e dobët
  • Barnat
  • Bllokuesit e energjisë
  • Tiroideja
  • Problemet emocionale si stresi ose depresioni
  • Mungesa e hormoneve gjatë pubertetit
  • Gjenetika
  • Përmbajtja e ulët e yndyrave.

Këto janë disa shkaktarë që ju bëjnë të keni gjoks të vogël. Por, në vend se të humbni para në ndërhyrje kozmetike, ju po ashtu mund të provoni edhe disa ilaçe shtëpiake për të shtuar madhësinë e gjoksit në mënyrë natyrale.

E para që mund të bëni është të hani ushqime të cilat rrisin madhësinë e gjoksit. Mungesa e lëndëve ushqyese çon në përmbajtje të dobët të yndyrave, që në shkëmbim nuk rrit madhësinë e gjoksit.

Gjithashtu, mungesa e estrogjenit dhe testosteronit është një prej shkaktarëve të madhësisë së vogël të gjoksit. Andaj, ushqimet si mishi i pulës, elbi, fasulet, thjerrëzat, vezët, e të tjera, janë ushqime shumë të mira për të rritur madhësinë e gjoksit.

Bromi dhe magnezi rritin prodhimin e hormoneve seksuale në trup. Mollët, arrat, bajamet, dardhat, midhjet, gruri, xhenxhefili, hudhra, karkalecat e detit, janë të pasura me brom dhe magnez.

Edhe farat e susamit mund të ndihmojnë rritjen e madhësisë së gjoksit në mënyrë natyrale. Ju mund të provoni edhe bimë tjera si trëndelinë, kopër, anis, jamball dhe zhardhokun e egër.

Po ashtu, përveç një diete të shëndetshme, ju mund të aplikoni edhe masazhin me vajra natyrale, për të rritur madhësinë e gjinjve.

Provoni këto metoda për të rritur madhësinë e gjoksit në mënyrë natyrale. Nëse keni probleme hormonale ose gjenetike prapa gjoksit të vogël, konsultojeni mjekun tuaj.