Shiu i meteorëve Lyrid do të jetë aktiv këtë javë – Mos e humbisni mundësinë ta shihni me këtë datë

Çdo vit mund të observohet kjo pamje, por këtë vit duket se sezoni po nisë më herët se zakonisht.

Fun

14/04/2021 09:57

Prej fillimit të këtij viti, të gjithë të pasionuarit pas hapësirës i kanë pasur sytë e drejtuar nga Marsi, por është koha të shikoni në një drejtim tjetër, shkruan lajmi.net.

Siç edhe mund ta dini, çdo pranverë për një periudhë rreth 1 javore, shiu i meteorëve Lyrid është i dukshëm në qiell edhe me sy të lirë.

Konstelacioni Lyra do të ndriçohet nga meteorët që do të zgjasë nga datat 16 prill deri me 25 prill.

Kulminacioni do të arrihet në natën e 21 prillit dhe orët e hershme të mëngjesit të 22 prillit.

Shiu i meteorëve Lyrid është më i observuari ndonjëherë.

Astronomët kanë filluar ta vëzhgojnë që para erës sonë, dhe regjistri më i vjetër i gjetur deri më sot, është nga astronomët kinez me datën 687 para erës sonë, shrkuan lajmi.net.

Lyrid është një shi meteorësh mesatar, nëse merret parasysh numri i meteorëve. Për hemisferën veriore, shiu më i madhi meteorëve do të ndodhë gjatë verës.

Për të parë këtë shfaqje të bukur, vetëm duhet të largoheni nga dritat e qytetit, dhe brenda secilës orë, do të mund të shihni rreth 15 deri në 20 meteor.

Shiu i ardhshëm i meteorëve është në maj, dhe quhet Eta Aquarid, dhe do të shihet më shumë në hemisferën jugore sesa atë veriore.

Më pas, gjatë verës, shfaqja më e madhe për hemisferën veriore do të jetë gjatë shiut të meteorëve Perseid, në korrik dhe gusht.

Perseid është shiu meteorik më i madh i vitit që mund të observohet nga hemisfera veriore. /Lajmi.net/