Shitet për 140 mijë euro një poemë e Ana Frank (Foto)

Vargjet e poemës i dedikohen motrës së madhe të shoqes më të mirë të Ana Frank, Jacqueline.

ShowBiz

24/11/2016 09:38

Një poemë e Ana Frank e shkruar disa muaj pasi vogëlushja dhe familja e saj po fshiheshin në Amsterdam për tu shpëtuar nazistëve, është shitur për 140 mijë euro në një ankand në Holandë.

Shtëpia e ankandeve Bubb Kuyper parashikoi se poema do të shitej rreth 3 mijë euro, ndërsa ajo u shit jashtë parashikimit nga një blerës anonim. Kjo shtëpi ankandesh është e specializuar në shitje të manuskripteve, dorëshkrimeve, librave e ilustrimeve të vjetra.

Vargjet e poemës i dedikohen motrës së madhe të shoqes më të mirë të Ana Frank, Jacqueline, dhe poema quhet “Cri Cri”. Data e tekstit është 28 marsi 1942.

Ana Frank i ka shkruar vargjet kur ishte vetëm 12-të vjeçare. Vetëm pesë dorëshkrime të Ana Frank janë shitur deri sot por ka ende të tjera që nuk dihen. Ditari i Ana Frankut u shkrua për dy vite sa ajo po fshihej në Amsterdam, ndërsa më pas vdiq në vitin 1945 në një kamp përqendrimi në Bergen-Belsen. /KultPlus.com