Deklarimet e Arbër Rexhajt për trashëgiminë ortodokse, Rashiq i quan të papërshtatshme dhe ia përcjell qëndrimin udhëheqjes së VV’së

Ministri për Kthim dhe Komunitete i Qeverisë së Kosovës, Nenad  Rashiq, në një intervistë për KoSsev ka thënë se deklarimet e deputetit Arbër Rexhaj për trashëgimin ortodokse janë të papërshtatshme dhe thotë se këtë qëndrim ia ka përcjellë drejtuesve të LVV’së. “Sigurisht, ministri Rashiq ia ka përcjellë këtë drejtpërdrejt udhëheqësisë së ngushtë të Lëvizjes Vetëvendosje,”…

Lajme

24/11/2026 17:19

Ministri për Kthim dhe Komunitete i Qeverisë së Kosovës, Nenad  Rashiq, në një intervistë për KoSsev ka thënë se deklarimet e deputetit Arbër Rexhaj për trashëgimin ortodokse janë të papërshtatshme dhe thotë se këtë qëndrim ia ka përcjellë drejtuesve të LVV’së.

“Sigurisht, ministri Rashiq ia ka përcjellë këtë drejtpërdrejt udhëheqësisë së ngushtë të Lëvizjes Vetëvendosje,” kanë thënë për KoSSev nga partia e Rashiqit.

Rexhaj ditë më parë në Kuvend ka thënë se përmes Planit të Ahtisaarit, trashëgimia ortodokse shqiptare iu mor shqiptarëve dhe u shpall serbe.

Kuvendi i Kosovës ka miratuar më 20 nëntor, në lexim të parë, Projektligjin për Inspektoratin Qendror të Trashëgimisë Kulturore. Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit dhe Lista Serbe reaguan duke thënë se projektligji mund të cenojë pozitën e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë dhe mbrojtjen e objekteve të saj fetare.