Shitet Golf 2-shi që ka të kaluara vetëm 30 mijë km për 30 vjet
Golf 2-shi nuk është i popullarizuar vetëm në vendin tonë.
Auto & Tek
Së fundmi, në Gjermani është shitur një Volkswagen Golf II shumë i ruajtur, transmeton lajmi.net.
Ai është prodhuar në vitin 1989 dhe që nga atëherë i ka të kaluara vetëm 30,874 kilometra
Pronari i këtij Golfi nga qyteti Morlenbach, Gjermani, ka sqaruar se pronari i mëparshëm ka qenë një i moshuar i lindur më 1929 i cili veturën e ka servisuar rregullisht dhe nuk e ka vozitur asnjëherë gjatë dimrit.
Ky Golf 2-sh është shumë i ruajtur dhe ka goma origjinale, nuk ka ndonjë gërvishtje në eksterier e aspak ndryshk. Po ashtu, edhe interieri është shumë i ruajtur, nuk ka asnjë dëmtim
Gjithashtu, këtë Golf 2-sh 30-vjeçar e bën më të vlefshëm paketa GL që e ka, ndërsa nën kofano ka motorin benzinë 1.8-litër me kapacitet prej 90 kuajfuqi në kombinim me marshin manual me 5 shpejtësi. /Lajmi.net/