“Historia i ruan me nder ata që qëndrojnë besnikë ndaj idealeve të tyre” – Mesazhi i fuqishëm i djalit të Fadil Fazliut pas seancës së sotshme të Gjykatës Speciale

Sot është zhvilluar seanca e radhës për rastin e dytë penal ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili së bashku me katër të akuzuar të tjerë përballet me pretendime për ndërhyrje në administrimin e drejtësisë. Njëri nga të akuzuarit tjerë është edhe Fadil Fazliu, për të cilën sot Prokuroria Speciale kërkoi 3 vite burgim, me arsyetimin…

Lajme

10/09/2026 20:18

Sot është zhvilluar seanca e radhës për rastin e dytë penal ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili së bashku me katër të akuzuar të tjerë përballet me pretendime për ndërhyrje në administrimin e drejtësisë.

Njëri nga të akuzuarit tjerë është edhe Fadil Fazliu, për të cilën sot Prokuroria Speciale kërkoi 3 vite burgim, me arsyetimin se i ka ndihmuar Thaçit në pengimin e drejtësisë, transmeton lajmi.net.
Pas mbajtjes së seancës së sotshme, ka dal me reagim Fahri Fazliu i ri, djali i Fadil Fazliut. Ai është shprehur krenar me babain e tij.
“Me bablokun tim, Fadil Fazliu. Historia i ruan me nder ata që qëndrojnë besnikë ndaj idealeve të tyre, përballojnë çdo sfidë me dinjitet dhe ecin gjithmonë përpara me kokën lart. Respekt e krenari gjithmonë, bablok!”, shkroi Fahri Fazliu i ri.
Fadil Fazliu është veprimtar i njohur i çështjes kombëtare dhe vëllai i dy heronjve të kombit, Fahri dhe Bahri Fazliut./lajmi.net/