Shitësja e guximshme tentoi ta ndaloi të ikte plaçkitësin, e detyroi të largohej pa xhaketë

Jayne Callear është shitësja e guximshme e një lokali në Sttafordshire të Anglisë, që nuk hezitoi ta ndalonte një plaçkitës mjaft të fuqishëm.

Fun

20/10/2019 18:11

Në momentin që ai kaloi banakun, 55-vjeçarja arriti ta kapte për xhakete dhe ta mbante shtrënguar, megjithëse ishte shumë më i ri dhe më i fuqishëm, transmeton Telegrafi.

Derisa tentoi të ikte, ai u detyrua të largohej pa pjesën e sipërme të veshjes, megjithëse arriti të ikte me dy shishe pije alkoolike.

Forcat e rendit janë në kërkim të plaçkitësit, që duket se është i varur nga alkooli, ndërsa ende nuk është arritur të identifikohet.