Shikoni çfarë kanë bërë huliganët serbë para UEFA-s sot për Kosovën
Anëtarësimi i Kosovës në UEFA dhe FIFA, vazhdon të kontestohet në Serbi.

Sport
“Vesti” ka shkruar sot për një tjetër iniciativë të tifozëve serb, kundër pranimit të futbollit kosovar.
Sipas këtij mediumi, tifozë serbë, të mbështetur edhe nga disa tjerë që vinin nga Rusia, Polonia, Çekia dhe Sllovakia, kanë qëndruar sot para selisë së UEFA-s në Nyon të Zvicrës, përcjellë “Lajmi.net”.
Tifozët e kanë hapur transparentin ku shkruhej “UEFA mbështetë terrorizmin”, duke alduar në Kosovën.
Një mesazh i tillë sipas shkrimit në fjalë, është shfaqur edhe gjatë finales së Ligës së Kampionëve që u zhvillua në “San Siro”, mes Real Madridit dhe Atletico Madridit.
https://twitter.com/SerbianUltras/status/739417638863044608?ref_src=twsrc%5Etfw