Shikoni çfarë është në gjendje të bëjë kjo vajzë për iPhonen e saj

Një vajzë ka mbetur e ngujuar në pusetë duke u munduar ta shpëtojë iPhonen e saj dhe është dashur ndihma e zjarrfikësve për ta nxjerrë. Vajza fatmirësisht ka shpëtuar, por e njejta nuk ka ndodhur me telefonin e saj.

Bota

03/04/2014 23:47

Një adoleshente ka mbetur e ngujuar deri në qafë në një pusetë pasi ka hyrë të shpëtojë telefonin nga kanali.

16 vjeçares Ella-Anne Birchenough i ka rënë telefoni poshtë në puestë në rrugën afër shtëpisë së saj në Dover, Kent, duke e vendosur atë në çantë pasi kishte përfunduar bisedën.

Asaj i është dhimbsur telefoni iPhone pasi ishte i ri dhe nuk kishte as dy javë që e kishte blerë.

Por ajo ka ngecur në pusetë dhe ishte e pamundur të dalë, e për këtë ishte e nevojshme ndihma e shërbimeve speciale, të cilët erdhën shumë shpejtë dhe e nxorrën.

Ella-Anne ka dalur shëndoshë dhe pa lëndime, por telefoni ishte shkatërruar.

Pasi kishte dalur ajo ka thënë: ‘Unë gjatë gjithë kohës kam qeshur, kam shikuar anën interesante të kësaj ngjarjeje.’

Ndërsa të afërmit e sigurojnë se Elle-Anne kurrë nuk do të shpëtojë nga kjo. Ata do ia përmendin në ditëlindjen e saj të 18 dhe në ditën e martesës.