“Shihemi në Madrid” – Kërcënimi i Savic ndaj Grealish në ndeshjen e parë
Pos rezultatit të ndeshjes, pati edhe episode të pakëndshme në sfidën Atletico Madrid – Manchester City që morën vëmendjen e publikut.
Sport
Njëra ndër to ishte pa dyshim përleshja në mes të Stefan Savic dhe Jack Grealish, e cila filloi në fushë dhe vazhdoi deri te tuneli për në zhveshtore.
Sipas asaj që bën të ditur James Nursey, rrënjët e kësaj përleshjeje janë qysh në ndeshjen e parë kur malazezi e kërcënoi mesfushorin duke i thënë se do të “shihen” në Madrid.
“Shihemi në Madrid”, ishte reagimi i Savic ndaj Grealish pas një acarimi të situatës në mes të dyshes, shkruan lajmi.net.
Mesfushori anglez ishte përgjigjur se nuk ia ka frikën askujt.
Siç duket, ky detaj ishte pikënisja e një sherri që mund të eskalonte edhe më keq sikur të mos reagonte sigurimi i stadiumit pas ndeshjes së mbrëmshme. /Lajmi.net/