Shi i rrëmbyeshëm në Rahovec, vërshohen rrugët

Shiu i rrëmbyeshëm ka përfshirë Rahovecin edhe pasditen e sotme.

Lajme

24/06/2019 18:02

Vërshime ka pasur në rrugët kryesore të qytetit, të cilat janë bërë të pakalueshme për qytetarët.

Një qytetarë e ka publikuar një video në rrjetin social Facebook, ku mund të shihen vërshimet.

Gjatë javës së kaluar, Rahoveci dhe Suhareka kanë pësuar dëme në bujqësi nga vërshimet dhe breshëri, ndërsa kanë kërkuar ndihmë nga ana e qeverisë për kompensim. /Lajmi.net/