Shi e breshër në këtë fshat të Kosovës, si të bien ‘gurë’ nga qielli

Ditëve të fundit vendi ynë është vërshuar nga reshje të shumëta të shiut, e në disa vende madje, ka pasur edhe breshër.

Lajme

03/06/2019 10:02

Një ndër to është edhe fshati Cërrce i Istogut, në të cilin gjatë ditës së djeshme ka rënë shi e breshër.

Në një video mund të shihet gjendja e motit atje, dhe sasia e madhe e breshërit që ka rënë.

Kujtojmë se meterologët kanë lajmëruar se në javën e parë të qershorit do të mbaj mot jostabil dhe me shi. Ndërsa, tempraturat pritet të ngriten në pjesën e dytë të javës, transmeton “Metro”.

Temperaturat minimale do të luhaten nga 10C deri në 12C, ndërsa ato maksimale nga 17C deri në 22C, e deri të premten do të ngrihen deri në 27C.