“Shfrytëzojeni rrymën me kujdes, sidomos gjatë natës” – Postimi i ministres Rizvanolli, pak minuta para se të bëhej publik kolapsi i KEK-ut

KEK-u është në kolaps. Kështu ka konfirmuar KESCO sot, ku tha se e gjithë sasia e energjisë elektrike për konsumatorët në Kosovë do të duhet të mbulohet përmes importit. Zero prodhim i energjisë elektrike momentalisht nga KEK-u, transmeton lajmi.net Nuk i kishte ndodhur asnjëherë Kosovës, në 25 vitet e fundit, që të mos prodhoj fare…

Lajme

20/06/2025 15:00

KEK-u është në kolaps. Kështu ka konfirmuar KESCO sot, ku tha se e gjithë sasia e energjisë elektrike për konsumatorët në Kosovë do të duhet të mbulohet përmes importit.

Zero prodhim i energjisë elektrike momentalisht nga KEK-u, transmeton lajmi.net

Nuk i kishte ndodhur asnjëherë Kosovës, në 25 vitet e fundit, që të mos prodhoj fare energji elektrike.

Para se të bëhej publik kolapsi i KEK-ut, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli kishte bërë një postim.

Ajo kishte bërë “share” postimin e KEK-ut për rikthimin në operim të Njësisë A3.

Në mbishkrim, Rizvanolli kishte kërkuar nga qytetarët që të e shfrytëzojnë rrymën me kujdes, sidomos gjatë natës.

“Falemnderit menaxhmentit dhe punonjësve të TC Kosova A për reagimin e shpejtë.  Operimi i rregullt i TC Kosova A është jetik tash përderisa është duke u bërë modernizimi në bllokun B2 të TC Kosova B. Ndërkohë, secila e secili prej nesh mund të kontribuojmë në ulje të nevojës për import duke shfrytëzuar energjinë elektrike me kujdes, veçanërisht gjatë orëve të mbrëmjes kur këreksa dhe çmimet e tregut janë më të larta.”, kishte shkruar Rizvanolli në postimin e saj./lajmi.net/