Shfletuesi i ri i Microsoft do të punojë edhe me Cortana

Javën e kaluar, u bë e ditur se Microsoft është duke punuar në një shfletues të ri për Windows 10 dhe që ai shfletues nuk do të jetë më Internet Explorer.

Auto & Tek

09/01/2015 17:46

Duke cituar burime nga The Verge për planet e Microsoft, thuhet se Spartan do të ketë shumë veçori të reja, shumica prej të cilave nuk gjenden në shfletues të tjerë.

Webfaqja thotë se kompania është duke krijuar një mbështetje të asistuesit digjital Cortana, që do t’i lejojë përdoruesit e Windows 10 të punojnë me shfletuesin në të njëjtën mënyrë siç Google e bën me Google Now, transmeton Lajmi.net.

Ideja është që përdoruesit të mund ta përdorin shiritin e adresave në shfletues me Cortana-në për të ndihmuar në gjetjen e informacioneve.

Cortana, sipas The Verge, do ta zëvendësojë Bing-un dhe veçoritë e tjera në Internet Explorer.