Shfaqet imazhi i Jezusit në qiellin e Italisë

Fotografi dramatike janë shfaqur mbi një qytet italian, duke treguar atë që duket si një imazh me ngjyra të ndezura të Jezusit, ndërkohë që rrezet e diellit depërtuan përmes reve.

Fun

04/03/2019 16:35

Alfredo Lo Brutto, nga Agropoli i Italisë, kapi figurën duke u shfaqur në qiell gri lart detit, ndërsa ishte në shtëpinë e tij, transmeton lajmi.net.

Forma që u krijua nga shfaqja e dritës spektakolare, në muzg të premten, dukej sikur ngjante me statujën e famshme të Krishtit në Rio de Zhaniero të Brazilit.

“Unë u mahnita nga pamja. Nuk ndaj shpesh fotografi në rrjetet sociale, por kur e realizova këtë, ndjeva nevojën ta ndaja me të tjerët, sepse ishte kaq e bukur”, deklaroi Brutto. /Lajmi.net/