Shfaqet “disku i UFO-ve” në akullin e një lumi

Një disk i çuditshëm në akull ka krijuar huti në një qytet të Maine të ShBA-ve.

Fun

17/01/2019 08:30

Disku i formuar gjatë fundjavës në Westbrook të Maine në lumin Presumpscot, ka tërhequr shikuesit kurioz të hetonin pamjen e çuditshme, transmeton lajmi.net.

“Duket si një disk i UFO-ve”, tha banori i identifikuar si Doug Bertlesman për Portland Press Herald.

Bertlesman vlerësoi se disku i akullit ishte rreth 100 metra diametralisht, gjë që do ta bënte atë një nga më të mëdhenjtë të llojit të tij – nëse jo më të madhin ndonjëherë.

Disqet e akullit, të njohura edhe si qarqe akulli, zakonisht shfaqen në Arktik, Skandinavi dhe Kanada.

Sipas raporteve të publikuara, disku më i madh i akullit ishte një rreth me diametër prej përafro 50 metrash në lumin Pite të Suedisë në vitin 1987. /Lajmi.net/