Shfaqen pamje, futbollistët e Panamasë presin me radhë për të bërë foto me Messin
Lojtarët e Panamasë u rreshtuan për të bërë një foto me superyllin e Paris Saint-Germain, Lionel Messi pas fitores 2-0 të Argjentinës të enjten. Argjentina u rikthye në aksion për herë të parë që nga fitorja mahnitëse e Kupës së Botës 2022 në Katar, e cila kulmoi me një fitore me penallti ndaj Francës në…

Sport
Lojtarët e Panamasë u rreshtuan për të bërë një foto me superyllin e Paris Saint-Germain, Lionel Messi pas fitores 2-0 të Argjentinës të enjten.
Argjentina u rikthye në aksion për herë të parë që nga fitorja mahnitëse e Kupës së Botës 2022 në Katar, e cila kulmoi me një fitore me penallti ndaj Francës në një finale emocionuese.
Messi edhe mbrëmë ishte vendimtar, duke shënuar një super-gol nga gjuajtja e lirë ndaj Panamasë.
Pas ndeshjes ishin lojtarët e Panamasë që prisnin me radhë për të bërë foto me yllin e Argjentinës, Leo Messi.
Everyone wanted a photo with Lionel Messi 📸 pic.twitter.com/NAwfGPQQwj
— Football on BT Sport (@btsportfootball) March 24, 2023