Shfaqen objekte të UFO-ve në një transmetim hapësinor

Stacioni Hapësinor ndërkombëtar mund të ketë dhënë aksidentalisht një paraqitje të shkurtër të UFO-ve gjatë një transmetimi.

Fun

22/01/2019 20:51

Momenti i çuditshëm shfaqë “UFO të shumtë” që fluturojnë nëpër qiell gjatë një transmetimi hapësinor që ka bërë botën e konspiracionit të reagojë, transmeton lajmi.net.

Një nga dy objektet e paidentifikuara duket se po rrotullohen mbi Tokë, ndërsa tërheqin vëmendjen e kamerave për shkak të reflektimit të dritës së diellit.

Një tjetër ishte gjithashtu i vërejtur metra larg nga një panel diellor i bashkëngjitur për stacionin hapësinor.

Dritat që u shkaktuan nga reflektimi i diellit dukeshin të zbehta në fillim para se të bëheshin më të ndritshme, duke mbështetur thashethemet se ishin UFO-t. /Lajmi.net/