Shfaqen fotografi të realizuara prej telefonit Nokia me kamerë 48MP

Pajisja në fjalë është një telefon i pa-lansuar Nokia nga HMD Global.

Auto & Tek

07/07/2019 22:52

Telefoni u zbulua për mediat sociale (Weibo), por përveç kamerës, nuk ka shumë të dhëna publike në lidhje me të, transmeton lajmi.net.

Fotografitë zbulojnë pikat kryesore të shitjes së telefonit, të cilat janë të dyja të lidhura me aftësitë e imazhit.

Në foto mund të vërehet konfigurim të trefishtë-kamere në anën e pasme, në një renditje rrethore, nën të cilën ekziston një skaner i gjurmëve të gishtave.

Ajo çfarë dihet është se që kamera kryesore ka një sensor 48MP, informacion i zbuluar nga aplikacioni i kamerës.

Teknologjia e kamerës gjithashtu përmban një kalim në modalitetin me kënd të gjerë. /Lajmi.net/