Shfajësohet kryetari Ahmeti për hedhjen e fishekzjarrëve te Biblioteka: Komuna nuk lëshon leje për fishekzjarrë

Banka komerciale ‘ProCredit Bank’ ka organizuar një koncert që pritet të mbahet sonte në qendër të Prishtinës, përkatësisht në parkun brenda oborrit të Bibliotekës Kombëtare. Pas këtij evenimenti, ku është planifikuar të performojë këngëtarja Elvana Gjata, organizatorët kanë paralajmëruar një spektakël të zhurmës e dritave, pasi do të ndizen rreth 1 mijë kilogramë fishekzjarrë. Për këtë ka reaguar edhe kryetari i prishtinës, Shpend Ahmeti.

Lajme

14/07/2018 18:56

Ndaj këtij veprimi të paralajmëruar për të shtunën në mbrëmje kanë reaguar disa grupe që punojnë për mbrojtjen e ambientit, asambleistë nga opozita në Prishtinë e qytetarë të ndryshëm, të cilët janë shprehur kundër një organizimi të tillë, duke thënë që fishekzjarret shkaktojnë zhurmë e dëm të madh në ambient. I fundit ka reaguar edhe kryetari, Shpend Ahmeti.

Ai e ka hequr përgjegjësin nga vetja, duke thënë se Komuna e Prishtinës nuk ka kompetencë për të lëshuar leje. Madje ka thënë se do të ishte falënderues nëse, ato para do të shpenzoheshin për mbjelljen e drunjve. Kujtojmë se për shakë të dallavereve me tenderin për furnizim me drunj dekorativ, Komuna e Prishtinës nuk ka mund të mbjell sivjet asnjë dru nga buxheti i sajë, pos disave që i kanë mbjell organizatat e ndryshme, shkruan lajmi.net.

Reagimi i plotë i kryetarit Ahmeti:

Sa për sqarim edhe njëherë

Komuna e Prishtinës nuk lëshon leje për fishekzjarre sepse nuk ka kompetencë. Po e bashkangjes edhe ligjin edhe lejen që e kemi lëshu për koncertin.

Çdo vit ProCredit organizon koncertin e përvjetorit me artistë të njohur dhe çdo vit ne kemi lëshuar pëlqimin me kushtin që të marrin lejen e Universitetit te Prishtinës. Për mjete piroteknike i kemi drejtuar tek MPB dhe policia sic e kërkon Ligji.

Në Prishtinë, PCB ka financuar dy parqe të mëdha, në Dardani dhe Heroinat. Për këtë, i falenderojmë.

Edhe në këtë rast Prishtina do të ishte falenderuese nqs paratë e fishekzjarreve do të mund të shpenzoheshin për mbjellje të drunjve shtesë.

I përkrahim iniciativat qytetare por do të ishte mirë që të niset një e përgjithshme për mjetet piroteknike. Mjafton të bëhet një hulumtim për importin e mjeteve dhe po ashtu për lejet që lëshohen për çdo javë. Dhe të krahasohen edhe me shtetet e tjera.

Por, nuk mund ti kuptoj shpifjet e ish kolegëve të mi që çdo ngjarje mundohen me keqpërdor për sulme. Vitin e kaluar kanë qenë 3000 kg në evenimentin e njejtë ku edhe kanë qenë nëpër drejtori dhe nuk ka pas asnjë reagim. Sivjet për 1000 kg nuk lanë fjalë pa shpif./Lajmi.net/

Lexo edhe: http://lajmi.net/reagime-te-shumta-kunder-ndezjes-se-1-ton-fishekzjarreve-ne-prishtine-flet-edhe-ministria-e-ambientit/