Fillojnë hetimet për rastin e vdekjes së një burri në Prishtinë

Gjatë ditës së djeshme një person ka ndërruar jetë brenda QKUK-së. Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24-orësh, shkruan Lajmi.net Në raport thuhet se dëshmitari ka deklaruar se e ka gjetur viktimën të shtrirë në tokë dhe më pas e ka telefonuar emergjencën. Tutje në njoftim thuhet se trupi i pajetë…

Lajme

05/05/2024 09:20

Gjatë ditës së djeshme një person ka ndërruar jetë brenda QKUK-së.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24-orësh, shkruan Lajmi.net

Në raport thuhet se dëshmitari ka deklaruar se e ka gjetur viktimën të shtrirë në tokë dhe më pas e ka telefonuar emergjencën.

Tutje në njoftim thuhet se trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

“HETIM I VDEKJES – Prishtinë / 04.05.2024 – 07:40. Raportohet se ka ndërruar jetë viktima mashkull kosovar. Sipas dëshmitarit, viktimën e ka gjetur të shtrire në tokë, i njëjti e ka njoftuar emergjencën të cilët e kanë marrë personin dhe e kanë dërguar në QKUK, ku dhe ka ndërruar jetë. Trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.”/Lajmi.net/