Sherr mes vajzash në plazh
Këto pamje mund të konfirmojnë fare mirë se dhuna nuk njeh gjini. Një sherr masiv mes vajzash ka ndodhur në plazhin e lumit Saluda në Kolumbi.
Fun
Pamjet në video tregojnë sesi tre vajza me bikini rrahin brutalisht një vajzë 20-vjeçare për shkaqe ende të paqarta.
Video tregon sesi tre vajzat e kanë zënë poshtë “prenë” e tyre dhe vërsulen mbi të.
Bashkëpunëtoret duket se i kanë të qarta detyrat e tyre, pasi njëra shfaqet duke e mbajtur, tjetra e kap për flokësh dhe e treta e gjuan në fytyrë.
Në një moment ato ndalojnë dhe largohen duke e lënë vajzën e dhunuar mes dhimbjeve në breg të lumit.
Policia thotë se agresoret i kanë thyer hundën 20-vjeçares si dhe i kanë shkaktuar fraktura të shumta në fytyrë dhe trup.
Policia ka arrestuar tre vajzat dhunuese, Arlinda Craft 18 vjeç, Leigh Hill 19 vjeç dhe Megan Williams 20 vjeç, të cilat përballen me akuzën e dhunimit të 20 vjeçares.